a
This site uses cookies. By continuing to navigate the site, you accept the way we use this information. Yes, i understand Opt out from Google
Click here for more details
x

Mesoni mbi kancerin e lekures

Kanceri i lekures eshte kanceri me i shpeshte ne bote.Zakonisht ai shkaktohet nga ekspozimi i tepert dhe i pambrojtur ne rrezet e diellit, i cili deperton dhe demton lekuren kohe pas kohe.

Lezionet kancerogjene shfaqen ne pergjithesi ne vende qe jane te ekspozuar ndaj rrezeve te diellit (UVA dhe UVB) sikurse fytyra, qafa, kurrizi dhe gjymtyret. Eshte me i shpeshte mbi moshen 50 vjec por gjithkush mund te preket.

Perqindja e diagnostikimit per te gjitha format e kancerit te lekures eshte duke u rritur por njihet gjithashtu fakti qe kanceri jo-melanocitik eshte ende i nen raportuar ne statistikat zyrtare, duke maskuar shkallen e vertete te prevalences se tij.

Kanceri i lekures eshte nje nga format me te kurueshme te kancerit me nje perqindje te mire rekuperimi. Megjithate sensibilizimi i popullates per shenjat e hershme eshte ende i ulet, duke zvogeluar keshtu mundesine e diagnostikimit te hershem te tij.

'Kanceri i lekures' ka disa forma klinike dhe secilla prej tyre ka simptoma, ashpersi dhe trajtim te ndryshem.

Kanceri Jo-Melanocitik
Melanoma

Karcinoma bazoqelizore

Forma me e shpeshte dhe me pak e rrezikshme e kancerit te lekures 

Forma me e rrezikshme e kancerit te lekures

Karcinoma spinoqelizore
Forma e dyte me e shpeshte e kancerit te lekures

Keratoza aktinike
Lezionet pre-kanceroze