a
This site uses cookies. By continuing to navigate the site, you accept the way we use this information. Yes, i understand Opt out from Google
Click here for more details
x

Shkaktaret

Kanceri i lekures zakonisht shkaktohet nga rrezatimi ultraviolet por faktoret e rrezikut jane te shumte. Ekspozimi i tepert ndaj rrezeve ultraviolet eshte shkaku me i shpeshte i kancerit te lekures.

Dy tipet kryesore te rrezatimit UV ndaj te cilit jeni ekspozuar depertojne ne trashesi te ndryshme te lekures. Sa me shume kohe kaloni ne diell aq me shume rrezet e tij fillojne te demtojne ADN-ne e lekures dhe indet. Ne me te miren e rasteve ky demtim shkakton plakje te parakohshme dhe rrudha te lekures. Ne rastin me te keq ky demtim con ne nje lekure te dobet dhe eventualisht kancer te saj.

Ekspozimi i limituar ne rrezet e diellit ka benefitet e veta. Rrezet UV-B stimulojne prodhimin e vitamines D3, e cila eshte e rendesishme per nje shendet te mire dhe sistem te forte kockor. Per kete arsye nje doze e vogel rrezatimi diellor cdo dite eshte gjithshka na duhet.

Ndersa rrezatimi diellor na ben te ndihemi mire emocionalisht , demtimi qe i shkakton lekures eshte me i madh se perfitimi ne kohe te shkurter qe i ben humorit tone.

Demtimi qe dielli i shkakton lekures eshte i perhershem. Ndersa djegja nga dielli mund te zbehet, ndryshimet qe i ndodhin lekures mbeten. Cdo ekpozim i rradhes ne diell shton me shume demtimet ne sistemin dhe materialin tashme te dobesuar imun dhe gjenetik te lekures.

 

Click here to learn more about the different types of UV radiation and their effects.