a
This site uses cookies. By continuing to navigate the site, you accept the way we use this information. Yes, i understand Opt out from Google
Click here for more details
x

Nishanet

Nishanet (të quajtura nevuse në terma shkencorë) shfaqin një larmi të madhe paraqitjesh.

 

Nevuset

 

Nevusi mund të jetë i sheshtë ose i ngritur, të ndryshojë në ngjyrë nga rozë në kafe të errët në të zezë, dhe në madhësi nga disa milimetra në disa centimetra. EShtë e rrallë që nevuset të shfaqen pas moshës 50 vjeç.

 

Shumica e nevuseve janë të padëmshëm, por disa lloje të caktuara duhet të monitorohen për të parë çdo ndryshim ose shenjë të melanomës. Më pak se 30% e melanomave lindin nga nevusi dhe ato kanë tendencë të shfaqen spontanisht.

 

 

Nevuset atipike

 

Nevuset  atipikë ose displastikë janë nevuse që shfaqen ndryshe nga pjesa tjetër. Për shkak të ngjashmërisë së tyre me melanomat, është e rëndësishme qe keto nevuse te ndiqen rregullisht nga dermatologu per te pare nese kane ndryshime dhe per të siguruar qe jane beninje.  Rregulli I ABCDE-se duhet percaktoje nese ju keni nevoje per nje konsultim te metejshem me dermatologun:

 

-       A është nishani asimetrik?

-       A ka kufij tëcrregullt?

-       A ka ndryshuar ngjyrën?

-       A është më i madh se 6 mm në Diametër?

-       A ka evoluar madhësia, forma apo sjellja e tij me kalimin e kohës??

 

Njerëzit me nevuse  të shumte atipike kanë një rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të melanomës, kështu që lëkura e tyre duhet të ekzaminohet dhe monitorohet rregullisht për të kërkuar ndonjë ndryshim.

 

 

Nevuset dermale

 

Nevuset  dermal paraqiten si elemente nodular te ngritur mbi lekure. Mund të ndryshojnë në ngjyrë nga rozë në të lehta ose kafe të errët. Nevuset dermale janë lezione melanocitike beninje që rrallë paraqesin rrezik të rritjes së melanomës.