a
This site uses cookies. By continuing to navigate the site, you accept the way we use this information. Yes, i understand Opt out from Google
Click here for more details
x

Si dhe ku te kerkoni

 

Duhen vec disa minuta nje here ne muaj per te kerkuar nese keni kancer lekure. Eshte shume i lehte per tu bere si ekzaminim dhe mendoni qe mund tju shpetoje jeten.

Zbrisni me poshte per te pare hap pas hapi udhezuesin per kontrollin e lekures. Ne kemi pergatitur dhe nje video zbavitese “The skin check tango” per tju ndihmuar si te mesoni te kontrolloni lekuren e nje personi tjeter.

Ju do keni nevoje per nje hapesire te ndricuar mire perballe nje pasqyre te plote dhe duhet te siguroheni te keni nje pasqyre dore gjithashtu, nje karrike, nje tharese flokesh apo nje kreher, nje kamera dixhitale, nje laps apo stilolaps dhe leter ne menyre qe te regjistroni cdo gje qe zbuloni.

Kujtohuni, disa simptoma te kancerit te lekures mund te preken me dore me mire se sa te shihen. Mos u mbeshtesni vetem tek syte tuaj - prekni me duar cdo pjese te trupit tuaj.

Shihni fytyren duke perfshire hunden, buzet, gojen dhe mbrapa vesheve (perdor pasqyrat per nje pamje me te qarte).

Kontroll skalpin, duke perdorur nje kreher ose nje tharese per te hapur rrjeshtat mes flokeve. Neqoftese nuk keni shume floke, sigurohuni te kontrolloni gjithe skalpin me kujdes.

Kontrollo pjesen e perparme dhe te pasme te kraheve duke perfshire dhe parakrahet dhe duke zbritur poshte tek berrylat dhe ne hapesirat e gishtave mes duarve.

Duke ndenjur perballe pasqyres ne kembe, filloni nga berrylat dhe kontrolloni me kujdes pjesen e siperme te kraheve. Per femrat nje kujdes i vecante per te kontrolluar pjesen e hapesires poshte gjoksit.

Kontrolloni qafen dhe gjoksin. Grate duhet te ngrene te dy gjokset  per te pare me poshte tyre.

Ktheni kurrizin ne gjithe gjatesine e pasqyres dhe perdorni nje pasqyre dore per te kontrolluar shpinen, duke filluar qe nga qafa dhe shpatullat dhe duke perfunduar tek pjesa e poshtme e shpines.

Kontrolloni te pasmet dhe pjesen e pasme te kembeve deri tek thembrat. Rrotullohuni duke u kthyer dhe njehere para pasqyres dhe kontrolloni me kujdes organet gjenitale. Kontrolloni gjithashtu pjesen e perparme te kembeve dhe majat e gishtave.

Mbaroni kontrollin duke kontrolluar shputat e kembeve dhe hapesirat mes gishtave.