Nëse vëreni një lezion të dyshimtë, është thelbësore që ta keni kontrolluar nga një mjek ose mundësisht një dermatolog sa më shpejt të jetë e mundur.
Kanceri i lëkurës mund të mjekohet, dhe diagnoza e hershme rrit mundesite për një shërim të plotë.
Sa me shume te vonohet trajtimi aq me shume do perkeqesohet gjendja , dhe në disa raste vonesa mund të çojë në disfigurim, komplikime dhe madje edhe vdekje.
Mos lejoni që vonesa të zvogëlojë shanset tuaja për një rezultat pozitiv.
Rregullat e arta janë:
- Mos e injoroni atë, duke shpresuar se do të largohet.
- Mos prisni të shihni se si zhvillohet ose dh eta menaxhoni vete.
- Mos supozoni se nuk është asgjë serioze.
- Mos mendoni se nuk është përparësi për ju.
- Dhe mbi të gjitha, mos kini frikë të shihni mjekun ose dermatologun tuaj